Site icon Telegrafi

Moti me shi dhe temperatura pak më të larta

Pjesa e pare e ditës në Shqipëri, sipas Shërbimit Metereologjik do të jetë me vranësira të dobëta ne te gjithë territorin e vendit.

Me te dukshme vranësirat do te paraqiten ne zonat verilindore dhe juglindore te vendit. Temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje me 2 gradë C në të dy vlerat ekstremale te ditës.

Era do te fryjë mesatare si ne toke dhe ne det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, kjo do te beje qe edhe deti te jete i trazuar.

Temperaturat për sot në Tiranë parashikohen të jenë 2 deri në 13 gradë celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version