Mot kryesisht i vranët dhe me periudha të shkurta me diell do të na shoqëroj gjatë ditës së premte.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike pritet ulje në të dy vlerat e temperaturave.
Minimalet do të lëvizin nga 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 20-22 gradë Celsius.
Këto masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit nuk do të jenë të qëndrueshme mbi vendin tonë, kështu që vlerat e temperaturave maksimale në ditët në vijim pritet serish të rriten për 4-5 gradë Celsius, derisa ato minimalet mund te zbresin deri në 9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut e lehtë deri mesatare, kurse shtypja atmosferike do të shënoj ngritje mbi vlerat e normales. /Telegrafi/