Gjatë ditës së martë, moti në Shqipëri parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara në pjesën Jugore. Mundësi reshjesh të izoluara shiu priten kryesisht në jug.
Era do të jete me drejtim veriperëndim-Juglindje 1-8m/sek. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.2 metër. Temperaturat pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat parashikohen të jenë: Në vendet malore 8-20°C, vendet e ulëta 13- 28°C dhe vendet bregdetare 13- 27°C. /Telegrafi/