Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira, në pjesën e Povardarisë do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriore, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri më 18, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 24 deri më 31 gradë celsius.
Gjatë ditëve në vazhdim moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturave. Të premten dhe të shtunën pasdite priten reshje lokale të shiut./Telegrafi/