Moti nesër paradite do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për reshje të shiut, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri më 16 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të lëvizin prej 20 deri më 25 gradë celsius.
Ditën e martë do të ketë reshje të shiut dhe do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të jugperëndimit.
Deri ditën e mërkurë pritet mot i paqëndrueshëm./Telegrafi/