Telegrafi

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

Pas disa ditëve me temperatura të larta, këtë javë pritet të ketë reshje të shiut dhe bubullimë.

Ndryshimi i motit do të jetë i herë pas hershëm me reshje të mëdha shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të fuqishme shiu, erë të fortë si dhe me kushte për paraqitje të breshërit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 31 deri në 38 gradë celsius.

Përndryshe, moti me reshje të shiut, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të jetë gjatë ditës së enjte dhe të premte, ku pritet të mbizotërojë reshje të shiut dhe bubullimë, erë e fuqishme dhe breshër.