Deri të mërkurën moti në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë.
Siç kumtoi DPHM-ja, në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.
Sipas DPHM-së, sot rreth mesditës dhe pasdites moti në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, erë të fortë dhe breshër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 26 deri në 34 gradë. Pasdite në luginën e Shkupit moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë do të ketë kushte për procese më intensive në formë të motit të lig.