Mot edhe sot parashikohet të jetë i ngrohët në Shqipëri.
Sipas Meteoalb, pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme në zonat malore. Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme; më të shpeshta në Veri dhe zonat Lindore ku priten shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës por mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante. /Telegrafi/