Moti me diell dhe i ngrohtë, diçka e pazakontë për këtë periudhë, ka bërë që në qytetin e Ohrit të arrijnë qindra turistë nga Greqia, Shqipëria, Polonia dhe Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata mund të vërehen në tregun dhe shëtitoren e qytetit. Edhe turistët e vendit ia kanë mësy Ohrit, për të shfrytëzuar këtë mot të mirë, për të kaluar disa çashte në një atmosferë miqësore dhe të relaksuar./Telegrafi/