Moti i mirë në këtë fillim tetori, ka favorizuar të gjithë qytetarët, por edhe turistët që nuk i thonë dot “mirupafshim” plazhit.
Nuk janë vetë vizitorët nga trevat shqipfolëse që frekuentojnë bregdetin shqiptar, por edhe turistët nga vendet nordike dhe të Evropës Perëndimore, të cilët vijnë për të zbuluar Shqipërinë. Sipas operatorëve, ato janë të rezervuar deri në nëntor në Durrës.
“Është një periudhë shumë e mirë dhe prenotime ka, kështu që themi që sa më shumë të zgjatet turizmi, aq më mirë është për ekonominë shqiptare dhe për sektorin e turizmit.”
Pritshmëritë për sezonin e ardhshëm veror 2024 mbeten akoma edhe më të larta, ndërsa turoperatorët po lidhin kontrata edhe me vende të reja.
“Prenotime për vitin tjetër ka edhe ajo që ne na bën optimist është që ka prenotime nga e gjithë bota.”
Edhe në Lezhë, plazhet nuk mbeten bosh.
Shëngjini mbetet i preferuar veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës.
“Edhe kam zgjedhur këtë kohë për shkak të kohës sepse është shumë klimë e mirë. Pritja është shumë e mirë, e çdo gjë është ok.”
“Prej 5 ditësh jemi këtu dhe po kalojmë shumë bukur. Uji është fantazi, e papërshkrueshme për këtë kohë.”
“Shumë mirë. Sivjet më mrekullueshëm është.”
Turoperatorët thonë se vijojnë ende prenotimet edhe përgjatë muajit Tetor ku nga të huajt, kryesojnë turistët polakë dhe gjermanë.
“Janë duke ardhur goxha. Të huajt kanë qenë kryesisht polakë, gjermanë, çekë.”
Në bregdetin e Ardiatikut, një nga plazhet më të frekuentuara mbetet Shëngjini./ Tv Klan