Për gjashtë ditët e parë të korrikut në Maqedoni janë harxhuar 79.090 megavat-orë energji elektrike, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë për 5% më shumë, respektivisht në këtë periudhë të vitit 2015 janë harxhuar 75.310 megavat orë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Konsumi i zmadhuar vjen falë rritjes së temperaturave mesatare ditore të cilat janë për dy gradë më lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thonë nga EVN Maqedoni, respektivisht kjo rritje vjen falë përdorimit më të madh të aparateve për ftohje.
Përndryshe në Maqedoni 66,41% e energjisë së harxhuar elektrike është e prodhuar në vend, ndërsa 33,59% është energji elektrike e importuar.
Prognozat në Evropë janë se në 15 vitet e ardhshme në vendet e BE konsumi i energjisë elektrike për ftohje do të rritet madje për 72%, ndërsa për ngrohje do të zvogëlohet për 30%./Telegrafi/