Site icon Telegrafi

Moti në Shqipëri, temperaturat maksimale deri në 22 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se të mërkurën Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës, era do të ftojë shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -1 deri 16°C

Në zonat e ulëta 0 deri 22°C

Në zonat bregdetare 6 deri 20°C. /Telegrafi/

Exit mobile version