Site icon Telegrafi

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 23 gradë  

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 15 deri në 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version