Telegrafi

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira

Moti për të premten në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë e pasdite.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje e shiu në mesditë e pasdite përgjatë gjithë relievit malor në Juglindje e Lindje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Era do të fryjë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/