Telegrafi

Moti në Shqipëri

Moti gjatë kësaj jave ka nisur me vranësira dhe reshje në Shqipëri, të cilat duket se do të vijojnë dhe në fundjavë.

Sipas Meteoalb, pothuajse të gjitha pasditet do të kenë shira të herë pas hershëm.

Edhe ditën e sotme nuk do të mungojnë reshjet, të cilat rrezikojnë dhe zonat Qendrore të vendit.

Rënia e temperaturave prej 2 gradësh nga dita e martë do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, me vlerat termike që do të luhaten midis 28-33 gradë celsius në zonat malore, 34-38 gradë në zonat e ulëta, e deri në 36 gradë në bregdet. /Telegrafi/