Site icon Telegrafi

Moti në Shqipëri

Moti gjatë ditës së martë parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, raporton ATSH.

Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe veri do të ketë edhe stuhi. Reshje dëbore të dobëta në Alpe dhe Verilindje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-22m/sek. Deti i forcës 6 me lartësi dallge 5.5 metër. Mjegull/mjegullinë nga reshjet.

Temperaturat parashikohen: Vendet malore 3°/15°C, vendet e ulëta7°/21°C dhe në vendet bregdetare 8°/21°C. /Telegrafi/

Exit mobile version