Site icon Telegrafi

Moti në Shqipëri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti në Shqipëri sot do të jetë kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.

Parashikohen mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit pranë zonave luginore.

Era do të fryjë nga Juglindje-Verilindje me shpejtësi 2-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare kryesisht në orët e mbrëmjes era me forcim deri në 25m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-3 në detet Adriatik e Jon me lartësi vale 0.8-1.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet temperaturat në °C

Shkodër 6/17 Diell re

Kukës 4/10 Diell re

Lezhë 8/18 Diell re

Dibër 2/10 Diell re

Durrës 9/21 Diell re

Tiranë 8/20 Diell re

Elbasan 7/23 Diell re

Berat 17/21 Diell re

Vlorë 10/20 Diell re

Korçë 5/12 Diell re

Gjirokastër 7/22 Diell re

Sarandë 9/23 Diell re. /Telegrafi/

Exit mobile version