Site icon Telegrafi

Moti në Shqipëri

Gjatë ditës së hënë në Shqipëri pritet shtimi gradual i vranësirave deri në të reshura shiu në të gjithë territorin.

Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në qarkun e Shkodrës do të ketë reshje shiu dhe hera herës, reshjet do të jenë me intensitet deri edhe të lartë në formën e rrebesheve. Me ardhjen e reshjeve është era ajo e cila do të humbas intensitet 1-10m/s duke mos përbërë me problem.

Duke u akumuluar një sasi e madhe pluhuri dhe rëre reshjet që do të bien sot do të jenë ajo që në gjuhën e meteorologjisë njihet si “shi i kuq” ose në gjuhën popullore “shi me baltë”. /Telegrafi/

Exit mobile version