Telegrafi

Moti në Maqedoninë e Veriut në ditët në vazhdim

Foto: Ilustrim

Moti në ditët në vijim do të jetë stabil, në fillim të javës me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje. Në lugina paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta dhe temperatura ditore do të mbetet më e ulët, njofton DPHM.

Nesër moti do të jetë i ftohtë në mëngjes dhe me diell gjatë ditës. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë.