Telegrafi

Moti në Maqedoninë e Veriut gjatë ditëve në vijim

Moti në vend gjatë ditës së nesërme në orët e mëngjesit do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë vranësira me reshje të shiut veçanërisht në pjesët malore.

Temperatura minimale pritet të jetë nga 6 deri 12 gradë celsius, ndërsa maksimalja pritet të jetë nga 24 deri 28 gradë celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira. Gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut ndërsa temperatura maksimale pritet të jetë 27 gradë celsius.

Deri të shtunën moti do të jetë i ngrohtë me rritje të temperaturave. Paradite do të ketë diell, ndërsa gjatë pasdites dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Të dielën dhe të hënën do moti do të stabilizohet me ulje të ndjeshme të temperaturave./Telegrafi/