Moti sot do të jetë pjesërisht e vranët dhe më e ngrohtë me periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje lokale të dobëta shiu. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.
Në ditët në vijim do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të dendura shiu dhe bubullima, sidomos ditën e martë.