Telegrafi

Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesën lindore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat ditore do të arrijnë deri në 17 gradë.

Nesër moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë Celsius. /Telegrafi/