Telegrafi

Moti në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me periudha diellore. Do të fryejë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Në pjesët jugore dhe jugperëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat maksimale ditore sot do të arrijnë prej 9 deri 15 gradë celcius. Në Shkup dhe rethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 14 gradë celcius./Telegrafi/