Telegrafi

Moti në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me re dhe me reshje të shiut. Në vendet më të larta malore në pjesën veri-perëndimore të vendit do të ketë edhe reshje të borës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 14 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me reshjet të pakta të shiut dhe me temperaturë ditore deri 8 gradë celcius./Telegrafi/