Telegrafi

Moti në Kosovë – fillon rënia e temperaturave

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër  do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell de me vranësira ku vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas IHMK-së të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të ulën dukshëm, krahasuar me ditët e fundit.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s./Telegrafi/