Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit për media vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu.

“Në fushat barike pritet të ketë rënje, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/

Exit mobile version