Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7 deri 9 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik./Telegrafi/