Site icon Telegrafi

Moti i ndryshueshëm në Shqipëri

Kushtet e motit në Shqipëri dominohen nga ndryshime me kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Pasditja fuqizon vranësirat në të gjithë territorin e Shqipërisë duke rrezikuar nga riga lokale të shiut të përkohshëm, por të mundshme në zonat Veriore dhe Qendre. Vonë në mbrëmje, vranësirat zhvendosen drejt zonave lindore ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të kalojë në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 1- 2°C, në të dy vlerat ditore duke bërë që ekstremet termike në rang vendi të varirojnë në 10- 28C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version