Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për të martën në Shqipëri parashikohet me vranësira të ndërrueshme deri në të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të lokalizuara, që në orët e para të mëngjesit në pjesën veriperëndimore.
Prej mesdite reshje të karakterit lokal do të prekin edhe zonat e tjera të territorit, përveç zonave lindore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-18m/s. Erë me rrahje në det të hapur. Deti parashikohet i forcës 4-5, me lartësi vale 2.8 metra. /Telegrafi/