Moti për të premten në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare në pjesën e dyte të ditës në relievet malore në lindje të territorit si dhe veriperëndim.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të dobëta në orët e mesditës dhe në orët e drekës në relievet e larta malore në Alpe. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-10m/s. Deti parashikohet i forcës 1 me lartësi vale 0.8 metër.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 14/24 diell re
Kukës 11/22 diell re
Lezhë 12/24 diell re
Dibër 10/21 diell re
Durrës 15/26 diell pak re
Tiranë 15/27 diell pak re
Elbasan 15/27 diell pak re
Berat 14/27 diell pak re
Vlorë 14/26 diell pak re
Korçë 10/22 diell pak re
Gjirokastër 9/27 diell pak re
Sarandë 15/27 diell pak re./Telegrafi/