Site icon Telegrafi

Moti me ndryshime

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë Shqiperinë, më të theksuara në zonat veriore dhe një pjesë të qendrës duke rrezikuar shira të izoluar.

Zonat jugore do të jenë kryesisht me diell. Po ashtu edhe pasditja do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme të cilat sërish do të rrezikojnë shira të përkohshëm, kryesisht në zonat veriore. Kushtet e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime do të mbeten prezent dhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit, por orët e mesditës do të sjellin 2 gradë rritje të temperaturave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version