Muzeu i Kosovës hap sot ekspozitën “Moti i Madh” kushtuar Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Ekspozita përmban statute, replika, gravura të autorëve të ndryshëm me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Skënderbeut.
Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 6 dhjetor.