Site icon Telegrafi

Moti i ligë: Zbatohet ndalesa e qarkullimit të automjeteve të rënda në disa pjesë të Maqedonisë

Maqedonia sot është gdhirë nën reshjet e dendura të dëborës së parë për këtë vit. Kjo ka vështrësuar zhvillimin normal të komunikacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Situata e këtillë ka ndikuar që në disa pjesë të vendit të zbatohet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda motorike në rrugën Gostivar – Kërçovë në Strazhë, pastaj në drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër.

Nga ana tjetër, Enti Hidro-Meteorologjik bën të ditur se të reshurat e dëborës do të vazhdojnë edhe në orët e pasditës dhe asaj të mbrëmjes, kurse në vendet malore pritet që niveli i borës të arrij mbi 50 cm./Telegrafi/

Exit mobile version