Komiteti për menaxhim me kriza konsideron se gjendja në Maqedoni pas motit të ligë është kryesisht stabile, me sfida serioze në dukje, si edhe me mundësi për përkeqësim të situatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është vlerësimi kryesor i mbledhjes së sotme të këtij komiteti, ku u tha se organet përgjegjëse kanë bërë çmos, në nivel lokal dhe qendror, për t’u tejkaluar problemet që dalin nga ky mot i ligë.
Në mbledhje u tha se të gjithë duhet të jenë të përkushtuar, të vëmendshëm, të përcillen të gjitha lëvizjet, informaciohet dhe udhëzimet. Institucionet lokale dhe qendrore duhet të jenë të përgatitur maksimalisht, të përkushtuar dhe të angazhuar që të përballen me sfidat që sjell moti i ligë./Telegrafi/