Moti i ftohtë i javëve të fundit ka shkaktuar dëme të mëdhaja për pjeshkat dhe kajsitë në rajonin e Tikveshit, ndërkaq dëme janë shënuar edhe te fidanet e reja të vreshtave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kryetarit të Kavadarit, Aleksandar Panov, në disa fshatra të rajonit janë shkaktuar dëme të mëdha në pemtari, duke premtuar dëshmpërblim për bujqit.
Analizat në terren do të japin të dhënat e sakta për dëmet e shkaktuara, kurse pemtaria është një nga sektorët me të cilin mbijeton popullata e kësaj ane./Telegrafi/