Telegrafi

Moti i ligë prish rrjetin energjetik, KEDS-i tregon pesë komunat e prekura

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), njoftoi të martën se për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin energjetik.

Siç njofton KEDS-i, zonat më të prekura janë: Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajt dhe Mitrovicës.

Tutje, thuhet se ekipet janë të shpërndara anë e kënd Kosovës dhe po përkujdesen që prishjet dhe problemet e shkaktuara nga erërat, t’i identifikojnë dhe të intervenojnë aty ku paraqiten mundësitë.

“Duke u bërë thirrje konsumatorëve për kujdes të shtuar, në të njëjtën kohë për problemet e shfaqura në rrjet, ju lutem na shkruani në kanalet tona të komunikimit me konsumatorë”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/