Telegrafi

Moti i ligë përfshinë Stambollin, veturat dëmtohen nga sasia e madhe e ujit dhe breshrit – ekipet e zjarrfikësve u dalin në ndihmë qytetarëve

Moti i ligë ka goditur dje Stambollin, duke ia vështirësuar punën qytetarëve në kryerjen e obligimeve të përditshme në këtë qytet turk.

Shirat e rrëmbyeshëm, vetëtima dhe breshëri goditën qytetin që shtrihet në dy kontinente. Trafiku për disa orë është bllokuar totalisht, kurse qytetarët e papërgatitur për një mot të tillë kërkonin strehim nga copat e mëdha të breshrit që binin, transmeton Telegrafi.

Disa vetura janë mbuluar nga uji, e në terren kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve dhe të shpëtimit, për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve.

Nga sasia e madhe e breshrit janë shkaktuar dëme materiale në vetura dhe objekte të ndryshme. E si rezultat i kësaj përkohësisht është bllokuar edhe trafiku hekurudhor në relacionin Kadikoy-Moda. /Telegrafi/