Telegrafi

Moti i ligë pengon lundrimin në det, ndryshohet orari i nisjes nga Porti i Durrësit

Foto: Ilustrim

Moti i ligë dhe deti i dallgëzuar ka penguar lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.

Kapiteneria e Portit detar të Durrësit bën me dije se tragetet nuk janë nisur natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Shkak është bërë forca prej 7 ballësh në det të hapur.

Pranë brigjeve situata detare ka qenë më e qetë.

Tragetet e linjës janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm nga Durrësi dhe nga Bari, për të mbërritur në portet respektive pas mesditë. /TCH/