Të dhënat e fundit tregojnë se moti i ligë në Maqedoni ka marrë dy jetë njerëzish në Maqedoni. Në rajonin e Maleshevës, në Cërnik të Pehçevës ka vdekur një e moshuar, e cila është gjetur në gjendje të rëndë, nga një fqi i saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipet e ndihmës së shpejtë janë munduar tre orë resht për ta shpëtuar, por nuk ia kanë arritur. Përndryshe, në këtë rajon janë regjistruar temperatura mjaftë të ulëta deri në -28˚C.
Temperatura më e ulët në këtë rajon është -31˚C, që është regjistruar në vitin 1954.
Edhe në Shkup ka vdekur një i moshuar, 68 vjeçar. Besohet se edhe ky ka vdekur nga i ftohti./Telegrafi/