Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) i Maqedonisë ka publikuar të dhënat e sasisë së të reshurave të shiut në 24 orët e fundit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtyre të dhënave, më së shumëti shi ka rënë në Mavrovë – 84litër/metër katror, pastaj radhitet Krusheva me 62, Gjevgjelia me 47, Llazaropole me 46, Pozharani me 37, Dojrani me 34, Manastiri me 32, Topollçani me 28, Shkupi me 26, Dibra me 24, Tetova dhe Pretori me 19, Kumanova me 16, Gjurishte me 12, Demir Kapia dhe Prilepi me 11, Ohri me 10, Strumica me 9, Shtipi me 6, Pozhari dhe Vinica me 5, Kriva Pallanka dhe Berova me 2 litër/metër katror.
Të reshurat e shiut do të vazhdojnë edhe sot./Telegrafi/