Moti i ligë i shoqëruar me erë, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, kaploi rajonin e Dibrës, Ohrit dhe një pjesë të kryeqytetit gjatë ditës së sotme.
Moti i ligë në Dibër ka shkaktuar dëme në prodhimet bujqësore. Ky është dëm shtesë nga pasojat e motit të ligë që kaploi këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rrugët u mbushën me ujë, ndërsa në disa vende ai është futur edhe në hapësirat e shtëpive.
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave thonë se dëmet do të vlerësohen gjatë ditëve në vazhdim.
Ndërsa ekipet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” rekomandojnë vozitje të kujdesshme sidomos në pjesën Dibër-Trnica, që është pjesë e aksit rrugor Dibër-Mavrovë./Telegrafi/