Telegrafi

Moti i ligë kaplon një pjesë të Shkupit

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e sotme disa pjesë të Shkupit. Era, shiu dhe breshri vështirësuan lëvizjen nëpër disa lagje të kryeqytetit.

Ndërprerje të shkurtra në furnizim me rrymë kanë pasur banorët në Novo Lisiçe, Aerodrom dhe Çento, ndërsa ende nuk ka rrymë në vendbanimin Kisella Voda.

Qytetarët kanë shpërndarë video nga stuhia në rrjetet sociale, ndërsa në dalje nga Shkupi në drejtim të Velesit dhe në lagjen “Metodija Andonov Çento” janë publikuar foto të pemëve të rrëzuara.