Moti i ligë ka kapluar pjesën juglindore të Meksikës, përkatësisht shtetin Tabasko, ku qytetarët jo vetëm që po kanë problem me ujin që ka mbuluar pothuajse gjithçka nga shirat e rrëmbyeshëm – por edhe me krokodilët nga tre metra të gjatë që po notojnë nëpër lagjet e tyre.
Shfaqja e krokodilëve ka shkaktuar panik te qytetarët, e këtë më së miri e dëshmojnë video të ndryshme që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
#Entérate | Vecinos de Casa blanca dan a conocer que en la presente semana han #capturado dos ejemplares de #Cocodrilos que a pesar de que no son de gran tamaño si pusieron en alerta a la ciudadanía.@ProcivilTabasco
Síguenos aquí 👇
➡https://t.co/X3GD3u0xVk pic.twitter.com/pC4Cmj53WE— El Heraldo de Tabasco (@heraldodetab) November 12, 2020
Krokodilët nuk janë shfaqur vetëm në vendet me nivel të lartë të ujit, por edhe në ato ku ka shumë pak ujë. Shtatë lloje të ndryshme janë parë “duke shëtitur”.
#Entérate | Se pasea cocodrilo en las calles Reforma Agraria sector Abanico de la Col Gaviotas Norte @ProcivilTabasco
Síguenos aquí 👇
➡https://t.co/X3GD3u0xVk pic.twitter.com/ROinkM8osR— El Heraldo de Tabasco (@heraldodetab) November 13, 2020
Mediat lokale raportojnë se autoritet u kanë bërë thirrje qytetarëve jenë më të kujdesshëm, dhe të mos futen në ujë që kap thellësinë mbi gjunjët e njeriut. /Telegrafi/