Në afërsi të qytetit italian Savona është shembur një pjesë e urës në një autostradë. Për fat të mirë, nuk raportohet për viktima, pasi kjo pjesë e autostradës A6 nuk shfrytëzohej.
Italia prej javësh është goditur nga moti i ligë dhe të reshurat e mëdha të shiut, kurse shembja e rreth 30 metrave rrugë është incidenti i radhës, transmeton Telegrafi.
Rrëshqitja e baltës kishte bërë që shtyllat e urës të lëvizin dhe ajo të shembet pjesërisht.
Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar kishin humbur jetën 43 persona, kur në Genoa të Italisë u shemb ura Morandi që lidh qytetet e mëdha të Italisë. /Telegrafi/