Telegrafi

Moti i ligë kaplon Greqinë, reshje të mëdha shiu – vërshime e rrufe

Moti i ligë ka goditur shumë pjesë të Greqisë. Në këtë vend ka pasur reshje të mëdha shiu, stuhi e rrufe, ku autoritet kanë paralajmëruar për vërshime.

Pamje amatore të publikuara në rrjetet sociale dhe që vijnë nga ishulli Andros, shfaqin rrugët e mbuluara nga uji, kurse në ishullin Mykonos është filmuar një tornado, transmeton Telegrafi.

Moti i ligë ka kapluar edhe Santorinin, ku balta mbuloi rrugët dhe shumë vetura pothuajse as që po mund të lëvizin nga sasia e madhe e baltës.

Reshje të mëdha shiu pati në ishullin Tinos, e turistët që janë në Greqi kanë publikuar fotografi dhe video të ndryshme – që e dëshmojnë situatën aktuale atje.

Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videot e publikuara më poshtë, ku shumica prej tyre janë bërë nga turistët që aktualisht janë atje. /Telegrafi/