Site icon Telegrafi

Moti i ligë kaplon Gjermaninë, aeroplanët mezi arrijnë të aterrojnë nga erërat e forta (Video)

Moti i ligë e në veçanti erërat e forta kanë goditur këto ditë Gjermaninë, ku si pasojë shumë aterrime dhe nisje të aeroplanëve janë anuluar.

Siç raporton AP, policia ka njoftuar se një shofer 47-vjeç ka humbur jetën kur mbi veturën e tij ra një pemë gjigante në Bestvig, rreth 100 kilometra në verilindje të qytetit të Kelnit, transmeton Telegrafi.

Kompania e hekurudhave Deutsche Ban, ka njoftuar se janë anuluar linjat në Rajna-Vestfalija, pasi disa drunj kanë rënë në binarë duke bllokuar trafikun.

Fluturimet nga aeroporti i Frankfurtit që konsiderohet si më i frekuentuari, ka anuluar të gjitha linjat. E dy aeroplanë që janë nisur nga aeroporti i Kelnit dhe Bonit, janë detyruar të ndërrojnë drejtim për shkak të erërave të forta.

Instituti meterologjik ka njoftuar gjatë fundjavës së pritet të ketë erëra të forta në pjesën qendrore të Gjermanisë, ku erërat do të lëvizin me 120 kilometra në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version