Telegrafi

Moti i ligë kaplon Francën e Italinë, pas reshjeve rrugët e qyteteve shndërrohen në “lumenj” – humbin jetën tre persona

Moti i ligë ka kapluar disa shteteve evropianë ndër ato që më së shumti po e vuan janë Franca dhe Italia, ku të reshurat e mëdha të shiut kanë bërë që rrugët e qyteteve të shndërrohen në “lumenj”.

Si rezultat i përmbysjeve kanë humbur jetën të paktën tre persona, kurse një pjesë e autostradave janë bllokuar pas rrëshqitjes së dheut, transmeton Telegrafi.

Në afërsi të qytetit italian të përmbysur Savone është mbyllur qarkullimi i veturave, kjo për shkak se gjysma e rrugës së autostradës është shembur. Në videot e filmuara nga ekipet e zjarrfikësve, mund të shihen veturat dhe një kamion të ndalur në vendit ku është ndaluar qarkullimi.

Guvernatori i Ligurisë, Giovani Toti, ka deklaruar se rrëshqitja ka ndodhur në një zonë ku ka shumë baltë, ndërkaq ekipet e zjarrfikësve kanë përdorur qentë për të kërkuar viktimat potenciale.

Në anën tjetër autoritet franceze janë duke kërkuar dy persona që po cilësohen të zhdukur që nga përmbysjet, ka njoftuar sot kryetari i Nice, Kristian Estrosi. /Telegrafi/