Të paktën tre persona humbën jetën, përfshirë një fëmijë që humbi jetën si pasojë e të ftohtit dhe reshjeve të mëdha të borës, që goditën për dy ditë me radhë Afganistanin.
Moti i ligë goditi këtë vend që nga e premtja mbrëma dhe nëntë provinca në pjesë të ndryshme ishin më të goditur siç është Balka, Zabula, Farijaba, Uruzgana, Nimroza, Nangarhara, Kunara, Nuristana dhe Lagmani, transmeton Telegrafi.
“Si pasojë e motit të ligë janë lënduar shtatë persona, ndërsa 750 shtëpi janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht”, tha Safiulah Rahimi, zëdhënës i ministrisë për Menaxhimin e Katastrofave në Afganistan.
Ai gjithashtu theksoi se qeveria po bënë të pamundurën që banorët e zonave më të prekura nga reshjet e borës dhe atyre që humbën shtëpitë, t’ju sigurojë ushqim, tenda dhe veshmbathje.
Vlerësohet se në disa pjesë të vendit ka patur reshje të borës që kanë arritur në një trashësi prej mbi një metër. E ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren për të ndihmuar banorët e zonave të prekura. /Telegrafi/