Si çdo vit, edhe këtë herë fshati Poroj ka problem me vërshimet e ujit nga fshatrat malorë të cilët barten deri në fshatin rreth rrugës rajonale Tetovë-Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në inçizimet e publikuara nga Klan Maqedoni duket se në rrugën kryesore të fshatit është duke ecur uji i lumit që kalon nëpër fshat. Deri tani, lumi i njejtë ka bërë dëme materiale.
Edhe në vitet e kaluara në Tetovë dhe rrethinë vërshimet kanë bërë problem.
Qytetarët dhe ekipi i zjarrfikësve janë në afërsi, të gatshëm për të ndihmuar./Telegrafi/