Site icon Telegrafi

Moti me kthjellime e vranësira kalimtare në Shqipëri

Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë territorin e Shqipërisë deri pas mesditës kur vranësirat do të shtohen ne territor.

Vranësira më të zhvilluara do të ketë në zonat Veriore – Lindore duke i rrezikuar këto zona nga shira afat shkurtër, por mbrëmja dhe orët vijuese risjellin mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga Veri – Perëndimi duke krijuar në det dallgëzime të ulëta.

Temperatura e ajrit rriten me 2°C në mëngjes dhe me rritje të theksuar gjatë mesditës kur pritet maksimumi 32°C. /Telegrafi/

Exit mobile version